Vdes papritur sportisti i Kosovës
Lajmi i hidhur për notin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës.
Ka ndërruar jetë papritur ish notari Shpend Januzi.
Ish presidenti i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti dhe aktualisht trajner, ka konfirmuar lajmin.
“Sa shumë na mërzite sot Shpend!
Nuk e prita që zgjohem me këtë lajm të trishtueshëm Kampion, e prita që të takohemi e të bisedojmë për
Maratonën e Notit të kësaj vere por kështu e paska jeta!
“Ndihem mirë qe te kisha familjar, shok, sportist, në veçanti ishe njeriu fisnik, nuk kam fjalë të përshkruaj sa i mirë që ishe Kampion!
Ngushëllime familjes së ngushtë e të gjithë atyre që e njohën!!
Përjetësisht nga unë dhe të gjithë sportistët e Klubit të Notit ‘Orllani’, ka njoftuar Haliti.