Vdes papritur një person derisa po priste në një furrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë, ku një person ka humbur jetën papritmas.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një klient i një furre që ndodhet në atë lokacion, është alivanosur derisa po priste në radhë për shërbim dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Pas intervenimit të ekipit mjekësor të Emergjencës, viktima është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një person të moshuar, 71-vjeçar.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me djalin e viktimës dhe shitësen e furrës.

Lexo edhe:  Raportohet se cili dyshohet të jetë motivi që çoi te vrasja nga konflikti nënë e bir