Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe mjaft i këndshëm pranveror, edhe pse në mëngjes do të ketë acar kryesisht të lehtë.

Temperaturat pritet të luhaten nga -3 ajo minimale deri në 16 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i këndshëm pranveror, me temperatura deri në 20 gradë Celsius në zonat mesdhetare të Shqipërisë.

Të dielën një front i dobët i ftohtë ajror ndikon pak në atmosferën në Kosovë, me vranësira kalimtare e ndonjë reshje krejtësisht të dobët lokale. Në viset tjera do të vazhdojë mot kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në disa zona të Kosovës.

Nga e hëna pritet mot me intervale kohore me diell e vranësira lokale. Temperaturat mund të shënojnë ulje krejtësisht të lehta./MeteoBallkan

Lexo edhe:  E trishtë: Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur në një motel, arrestohet i dyshuari