Vdes nxënësja e klasës së 8-të në një shkollë të Vushtrrisë

Ka ndërruar jetë një nxënëse e Shkollës së Mesme të Ulët “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri.

Lajmin për ndarjen nga jeta të nxënëses së klasës së 8-të e ka njoftuar shkolla në faqen e facebook.

“NJOFTIM MORTOR

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për vdekjen e nxënëses së zellshme të shkollës sonë, Emine (Ferki) Begu, nxënëse e klasës VIII/3.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, e martë në varrezat e qytetit në fshatin Begaj. Ceremonia e varrimit bëhet me namazin e ikindis, në ora 17:00
Menaxhmenti i shkollës, mësimdhënësit, punëtorët teknikë dhe nxënësit shprehin ngushëllime të përzemërta për familjen e të ndjerës!
Zoti e shpërbleft me xhenet!” njofton A.Z.Çajupi

Lexo edhe:  Qeveria del me deklaratë për zgjedhjet në Veri pas reagimit të Ambasadorit Hovenier