Vdes një vajzë e re në Brezovicë

Një femër e moshës së re dje ka vdekur në Brezovicë.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka deklaruar se viktima femër dyshohet se derisa ishte duke rrëshqitur në borë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpce e më pas në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Kurse, rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Lexo edhe:  Policia bastis shtëpinë dhe objektet e pronarit të ‘Al Trade’, dyshohet për marrje ryshfeti