Vdes një ushtar turk i KFOR-it

KFOR-i ka njoftuar se sot ka vdekur në gjumë një ushtar turk i KFOR-it, që ishte në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit. KFOR ka thënë se ushtari ka vdekur në gjumë dhe shkaqet e sakta të vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.

“Ushtari shërbeu me dallueshmëri dhe kontribuoi me shërbimin e tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovës. Përkushtimi i tij ndaj misionit gjithmonë do të mbahet në mend dhe do të nderohet”, ka thënë KFOR.

KFOR ka treguar se janë njoftuar familjarët e të ndjerit.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka ofruar ngushëllime.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe shokët e ushtarit të vdekur. Humbja e tij ndihet në gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij me angazhimin tonë të palëkundur për misionin e KFOR-it”, ka thënë Ulutash

Lexo edhe:  Rrahje në afërsi të diskos në Mitrovicë: Katër persona rrahin keq një tjetër, ia thyejnë hundën dhe ikin