Hajnat bëjnë kërdi në Podujevë, ‘avullojnë’ rreth 11 mijë euro para dhe ari në shtëpinë e familjes Fazliu

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos gjatë sezonit të verës, kur organizohen ahengje me të madhe dhe shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe familja Fazliu në rrugën “Haxhi Sadri Blaku” në Podujevë, ku hajnat kanë bërë kërdi, gjatë orëve të mbrëmjes.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se pronari i shtëpisë e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat kanë vjedhur rreth 11 mijë euro, pjesa më e madhe para të gatshme, si dhe disa stoli të arit.

Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e denoncimit të rastit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë dje në mbrëmje, ku kanë demoluar shtëpitë dhe më pas kanë vjedhur paratë dhe arin.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit janë iniciuar rastet si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Lexo edhe:  E turpshme: 45 vjeçari kapet duke bërë pedofili