Vdes një turiste polake në Shqipëri, u rrëzua aksidentalisht te Mali i Robit

Një shtetase polake të afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Pas rrëzimit në trotuar, polakja u transportua në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë.

Njoftimi i plotë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 03.06.2023, në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, është rrëzuar aksidentalisht në trotuar shtetasja polake L. M., 83 vjeçe.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:  Vajza 14-vjeçare e dhunuar në Klinë kishte ikur nga shtëpia, ishte në lidhje dashurie me një 22-vjeçar