Vdes një person si pasojë e aksidentit në Prugovc të Prishtinës
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Prugovc të Prishtinës. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, kurse katër të tjerë janë lënduar.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka konfirmuar rastin.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emërgjencën e QKUK-së. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.