Merr flakë autobusi në rrugën Prishtinë-Podujevë, nuk ka persona të lënduar

Një autobus ka marrë flakë të mëdha dhe është djegur i tëri në magjistralet Prishtinë-Podujevë.

Këtë e ka konfirmuar Policia rajonale e Prishtinës për Reporteri.net.

“Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë zëdhënësja Flora Ahmeti për Reporteri.net.

Ajo thotë se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Në pamjet e publikuara shihet se autobusi është djegur plotësisht.

Lexo edhe:  Rasti “Reflektori”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër gjashtë personave