Vdes një 50-vjeçare në Podujevë pasi ra nga lartësia e një objekti

Një 50-vjeçare ka vdekur sot pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Isuf Koliqi” në Podujevë.

Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Isuf Koliqi” në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

Lexo edhe:  Sherr në një familje në Fushë Kosovë: Vëllezërit rrahen për një kompjuter, përfundojnë në Polici