Rashiq: Më vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se i vjen turp që Aleksandër Vuçiq është president i Serbisës.

Në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga”, Rashiq deklaroi se një pjesë e popullit serb janë turpëruar për shkak të tij.

“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, ka thënë Nenad Rashiq, ministri i vetëm serb në Qeverinë e Kosovës.

Kjo deklaratë e Rashiqit erdhi pas sulmit të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, nga një grup terrorist serbë

Lexo edhe:  Ky është shqiptari 23-vjeçar që vrau një të ri në Gjermani