​Mashtrimet financiare, arrestohet shtetasi arab në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Prishtinë, një shtetas nga Arabia Saudite.
Ai sipas policisë, ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).

“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë”, thuhet në njoftm.

Lexo edhe:  Kështu u bë "shkrumb e hi" vetura, pas aksidentit të rëndë afër "Binni-t"