Vdes në Zvicërr atdhetari dhe veterani i arsimit nga Drenica

Pas një sëmndje ka ndërruar Enver Gara nga fshati Kishnarekë e Komunëses së Drenasit.

Enver Gara ishte njëri nga veprimtarët e shquar të përpjekjeve çlirimtare të Kosovës, i përndjekur politik, pishtar i arsimit në Atdhe e në diasporë,

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmës rrjetit social facebook”.

Njoftimi i plotë:

N J O F T I M!

Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se, sot me dt 08.11.2023 në orët e hershme të mëngjesit në Cyrihi të Zvicrës nga një sëmundje e shkurtër por e rëndë ndërroj jetë aktivisti i madh i çështjes kombëtare, atdhetari e patrioti i shquar Enver Gara nga Kishnareka e Drenasit.

Enver Gara ishte njëri nga veprimtarët e shquar të përpjekjeve çlirimtare të Kosovës, i përndjekur politik, pishtar i arsimit në Atdhe e në diasporë,

Enver Gara u lind në Kishnarekë të Drenasit më 1952 dhe gjatë gjithë jetës së tij ishte në shërbim të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb. Ai ishte i presekutuar e i përndjekur i regjimi jugosllav për veprimtarinë e tij për çlirimin e vendit.

Vorrimi i të ndjerit do të bëhet në Atdhe kurse për kohën e ceremonë e varrimit, Këshilli organizativ në bashkërendim me familjarët do të njoftoj opinionin me kohë.

Lexo edhe:  Zvicra me vendim për heqjen e vizave për kosovarët, jep një sqarim për ata që duan të punojnë