Sot përfundoi afati për pensionistët për të dëshmuar që janë gjallë (VIDEO)

E premtja e 15 korrikut ishte dita e fundit që pensionistët pa vaksina duhet të paraqiteshin në mënyrë obligative për të treguar se janë gjallë, për t’iu vazhduar pensionet.

Telashet me sëmundje të moshës së shtyre, nuk u konsideruan arsye nga qeveria që të njëjtit të mos lajmëroheshin fare. Kjo i nervozoi disa prej tyre që mezi prisnin në radhë, njofton Klan Kosova.

Disa thanë se janë të zhgënjyer meqë ministria ka pasur mundësi të dërgojë ekipe nëpër shtëpitë e tyre për të vërtetuar një gjë të tillë.

Ata që janë vaksinuar, mund të paraqiten nga 18 korrik deri më 31gusht në të kundërtën do të mbeten pa pensione.

Lexo edhe:  Vëllezërit Imeri nga Vushtrria, Gani dhe Naser Imeri, bashkë shokë tjerë vizitojnë ish drejtuesit e UÇK-së në Hagë