Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses patrullën “Triumfi Dardan 2023”

Kadetët e vitit të tretë dhe të katërt të Qendrës së Studimeve Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses patrullën “Triumfi Dardan 2023”.

Kjo patrullë e cila tashmë është ndër traditat më të çmuara të QSU-së, ka karakter garues në mes skuadrave.

“Gjatë kësaj patrulle kadetët sfidohen mjaft shumë në aspektin fizik, taktik dhe të udhëheqjes. Por, përvoja e mirë dhe mësimet e marra nga ky aktivitet janë të një rëndësie të veçantë për kadetët”, thuhet në njoftimin e QSU-së në Facebook.

Lexo edhe:  Mërgimtari nga Gjilani gjobitet 10 herë nga Policia e Serbisë, e ka një lutje për të tjerët