Humb jetën shqiptari në Itali, u aksidentua me motor

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Terviso të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Saimir Gjinikën, i cili banonte në San Biagio.

Po ashtu mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me motorin e tij për në punë kur është përplasur nga një furgon tip ‘Fiat Punto’.

Ndonëse shqiptari u transportua në gjendje të rëndë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve.

39-vjeçari ishte duke shkuar për në punë, në Atena, një kompani në zonën e Carbonera.

Lexo edhe:  Punonjësit nga Bangladeshi braktisin punën, ikin natën nga Vlora