E dhimbshme, vdes në moshë të re futbollisti i skuadrës kosovare

Klubi i Malishevës ka njoftuar se futbollisti i grupmoshave të reja, Drinor Berisha, ka vdekur në moshën 14-vjeçare.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarje nga jeta të Drinor Fitim Berishës, futbollist i grupmoshave të Shkollës sonë të Futbollit.

Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub.

Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari.

U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël…”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline

Lexo edhe:  Rrahje mes të miturve te shkolla ‘Haxhi Zeka’ në Istog, intervenon Policia