Prokuroria zbarkoi edhe në Drenas, dyshohet për keqperdorime me tender

Burime të portalit rajoni.org brenda prokurorisë kanë bërë me dije së pak dite me parë së objektin e komunës së Drenasit zbarkuar prokuroria.

Siç meson rajoni ata kanë marrë disa dosje të disa lëndeve të prokurimit në të cilat pretendohet dhe dyshohet për keqperdorim e korrupsion.

Të njejta burime të portalit rajoni.org kanë bërë me dije se jane duke u zhvilluar hetime ndaj një rrjeti zyrtaresh të pushtetit të Ramiz Lladrovcit për ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrimi i ndikimit’ dhe ‘Konflikti i interesit’.

Se a ka pasur kurdisje të tendereve, përshtatje të kritereve për kompani të caktuara, këqperdorime në paramasa të tendereve apo vendosje të “haraçit” – me pak vullnet të organeve kompetente, të gjitha pyetjet e mesiperme do të merrnin përgjigjje

Kujtojmë qe portali, rajoni.org në vazhdimësi ka raportuar për skandalet e ndryshmë qe janë bërë nga pushteti Ramiz Lladrovcit, për dyshimet për korrupsion, nepotizem dhe shkelje ligjore.

Lexo edhe:  Shoqata e Peshkatarëve kap në flagrancë me dinamit disa persona te liqeni i Badovcit, intervenon Policia