Vdes kryetari shumëvjeçar i KB Trepçës, Shaban Miftari, klubi shpreh ngushëllime
Ka vdekur Shaban Miftari, kryetari disavjeçar i klubit basketbollistik Trepça.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe qytetin, shkruan “Jepi zë”.
Telegram Ngushëllimi:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit shumëvjeçar të klubit tonë, Shaban Miftari. Ai shërbeu me përkushtim dhe dashuri për një periudhë të gjatë si drejtues i klubit, duke lënë pas një trashëgimi dhe ndikim të pashlyeshëm në komunitetin tonë sportiv.
Në këtë moment të vështirë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të gjithë komunitetin sportiv.