Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Brahim Rrustemaj

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-ushtari i UÇK-së dhe veterani, Brahim Rrustemaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Sipas njoftimit mortor, varrimi i të ndjerit do të bëhet më 25 prill në ora 15:00 në varrezat e fshatit Skivjan. Ndërsa, e pamja do të mbahet në shtëpinë e të ndjerit në Skivjan.

Përmbledhje për jetën dhe veprën e Brahim Rrustemaj

Brahim Rrustemaj lindi me 10 qershor, të vitit 1951 në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1966. Në vitin 1970, kreu akademinë e kadetëve ushtarak në Novi Sad , ku edhe punoi në spitalin ushtarak për disa vite.

Pastaj u transferua në Mal të Zi. Një kohë punoi në qytetin, Hercegnov, e pastaj në Podgoricë deri në vitin 1987, kur e braktisë uniformën .

Brahimi, ishte një ushtarak i dalluar i shërbimit Shëndetësor në repartin e UÇK-së. Në vitin 82/83 për shkak të aktiviteteve kombëtare, është burgosur dhe dënuar me 12 vjet burgim nga gjykatat serbo-jugosllave.

Në vitin 1987, është arratisur nga Burgu i Nishit dhe ka emigruar në Holandë.

Brahimi, edhe pse ishte në mërgim, ai la luksin në Holandë, dhe u kthye në vendlindje gjatë kohës së luftës.

Në vitin 1999, ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigadës 138 “Agim Ramdani” dhe ishte pjesë e Shërbimit Shëndetësor në Brigadë edhe gjatë Betejës të Koshares.

Lexo edhe:  Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit në laboratorin e Mjekësisë Ligjore