Tragjike: Humb jetën një person në Prishtinë, ra nga një ndërtesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Lexo edhe:  86 vjeçari nga Peja që këndon ezanin në xhaminë e fshatit