Rrahen mes vete shqiptarë e serbë, bëhen “kërrsh” dy grupe

Nje perleshje masive ka ndodhur ne orët e para të mëngjesit tê ditès se diel para njè lokali tè natës në lagjen Bindermich – Keferfeld te Linz-it. Disa dèshmitare te cilet edhe kane bere xhirime amatore kane thene për mediat austriake se bēhet tale per nje perleshje mes nje grupi shqiptare de nje tjeter serbe. Sipas informatave tè siguruara, thuhet se ne këte sherr masiv ishin perfshire rreth 20 persona, percjell albinfo.at

Përveç kësaj, tre persona thuhet se kanë nxjerrë armë zjarri dhe kanë shkrepur në ajër. Kur policia mbërriti në vendngjarje me disa patrulla, të gjithë të përfshirët ishin larguar.

Arsyet e kësaj përleshje mes dy grupeve ende nuk dihen. Policia e Linz-it nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm për ngjarjen, përveç se ka konfirmuar se rasti ka ndodhur.

Lexo edhe:  Aksidentohen në Jezercë dy turistë kroat, një prej tyre dyshohet se ka humbur jetën