Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Sot pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Do të jetë zagushi për shkak të nivelit të lartë të lagështisë relative të ajrit. Pasdite dhe në mbrëmje parashihen zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Atmosfera nga nesër pritet të jetë dukshëm më aktive, megjithatë reshjet do të jenë kryesisht të karakterit lokal. Vende-vende ka gjasa për reshje mjaft intensive dhe problematika afatshkurtra për shkak të sasisë së madhe të reshjeve në një rajon të cuktuar për një kohë të shkurtër.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite parashihen zhvillime të fuqishme konvektive. Si pasojë pritet krijimi i disa stuhive të fuqishme lokale me rrebeshe intensive shiu dhe gjasa për breshër.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditëve të ardhshme. Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Herë pas here (kryesisht pasditeve dhe mbrëmjeve) priten rrebeshe lokale intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe shanse për breshër. Ka gjasa që në disa rajone të ketë shtrëngata të fuqishme kalimtare./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes Merita Mehmetaj, bashkëshortja e heroit Adrian Krasniqi