Vdes ish punëtori i Trepçës nga Skenderaj dhe prijësi i demostratave në vitin 1981
Ka ndërruar jetë Shefqet Arif Smajli nga fshati Kuqicë e Skënderajt.
Shefqeti ishte ish-punëtor i fabrikës së Akumlatorëve në Mitrovicë dhe ishte një ndër prijësit e demonstratës së vitit 1989, kur mori flamurin kombëtar dhe u nis drejt Prishtinës në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve në atë kohë.
Shefqeti, përveç kësaj, njihet si një ndër shitësit më të vjetër në Skënderaj, ku punoi për mbi 4 dekada, që kur forcat serbe me dhunë e kishin larguar nga puna.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 13:00 në Fshatin Kuqicë.