Dy persona gjenden të vdekur në rrugë, policia nis hetimet

Dy persona janë gjetur pa shenja jete, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Drenas.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në dy rastet personat janë gjetur të shtrirë në rrugë dhe nga disa kalimtarë janë dërguar në qendrat mjekësore.

Në rastin e parë personi është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili e ka dërguar në QKUK, vdekjen e të cilit e konstatuan ekipi mjekësor, raportongazeta10.

Tutje në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:30 në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, në rastin e dytë e cila ka ndodhur në Drenas, personi i cili është gjetur i shtrirë nga disa kalimtar është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Drenas ku edhe është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport

Lexo edhe:  Bie nga platoja ku punonte, ndodhet në gjendje kome punëtori nga Gjilani