Vdes ish mësuesja e shkollës “Musa Hoti”, Fehmije Lushta, kolektivi e kujton me nder dhe respekt
Sot në orët e hershme ka ndërruar jetë ish mësimdhënësja mitrovicase e shkollës “Musa Hoti”, Fehmije Lushta.
E ndjera ka qenë njëra nga mësueset më të njohura dhe më të dashura në qytetin e Mitrovicës, shkruan Jepi zë.
Kolektivi i shkollës përmes një postimi ka kujtuar mësusen me fjalët më të mira.
Postimi i plotë:
Sot ndërroi jetë mësuesja jonë Fehmije Lushta!
Ajo do të mbetet përherë një frymëzim, shembull për brezat e rinj, veçmas për ata që do të merren me profesionin e shenjtë të mësimdhënies.
Në shkollën “Musa Hoti”, kujtimi për mësuesen Fehmije do të jetë i përjetshëm!
U prehsh në paqe, mësuesja Fehmije!