Vdes gruaja nga Drenica që u shërbente bukë dhe i mjekonte ushtarët e UÇK-së
Ka vdekur gruaja që gjatë luftës në Kosovë i kishte mjekuar dhe u kishte përgatitur bukë ushtarëve të UÇK-së, Miradije Bardhi.
Vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët.
Miradija njihet si gruaja e çelikt të cilës ia kishin vënë këtë emër Fehmi e Xheva Lladrovci pasi kishte vendosur qē në shtepinë e saj t’i mjekonte të plagosurit e UÇK’së.
Varrimi i të ndjerës bëhet nesër me 23 dhjetor nga ora 14:00-15:00 në fshatin Gradicë të Komunës se Drenasit.