Policia zbret në një qendër masazhi, kap në flagrancë dy vajza duke marrë para për shërbime seksuale

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Gjilan pas dyshimeve për prostitucion në një sallon masazhi.

Policia me të shkuar në vendngjarje ka kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale.

Pronarja e sallonit, gjithashtu kosovare është arrestuar për arsye se e njëjta në bashkëpunim me dy të dyshuarat kishin kryer veprën penale të “mundësimit ose detyrimit në prostitucion/bashkëkryerja”.

Tri të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION /BASHKËKRYERJA

Gjilan 08.05.2023 – 19:30. Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura. Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Pasi rrogat dolën pa shtesën e rrezikshmërisë, dhanë dorëheqje rreth 30 policë