Vdes 87-vjeçari që plagosi veten me armë zjarri në Podujevë

Gazeta Sinjali pak ditë më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qytetin e Podujevës, ku një person i moshuar dyshohet se kishte plagosur veten me armë zjarri.

Si pasojë e plagëve të marra, ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po trajtohej deri në mëngjesin e sotëm.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se viktima ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një arresti kardiak.

Me urdhër të prokurorit, rasti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi

Lexo edhe:  “Pak shpresë që gjendet i gjallë, nuk e harroj deri të vdes”