Njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares postoi video edhe në ditën e ngjarjes

26-vjeçarit që dyshohet të ketë përdhunuar një vajzë 11 vjeçare në Dragodan me katër persona tjerë, i është zbuluar identiteti nga mediet tjera. Emri i tij është Ekrem, ndërsa mbiemri Rexhepi.

Ngjarja makabre ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër të panjohur.

Rexhepi tashmë është në paraburgim së bashku me një vëlla të tij të mitur, me masën që i është shqiptuar sot gjatë ditës nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.

I dyshuari për aktin që ka tronditur vendin del se ka qenë aktiv në rrjetet sociale të Internetit, më saktësisht në platformën TikTok.

Në këtë rrjet social, ai shihet derisa me PickUp-in me të cilin në dosjen e Prokurorisë pretendohet të ketë kryer aktin, xhiron shumë e shumë klipe për ndjekësit e tij.

Videoja e fundit e tij është postuar dy ditë më parë, (27 gusht) ose saktësisht në kohën kur raportohet të ketë ndodhur dhunimi i dyshuar në Parkun e Lagjes Arbëria (ish-Dragodan) në Prishtinë.

Në një nga këto video, ai xhirohej nga dikush duke dalë nga rruga e një mali të panjohur pikërisht me PickUp-in (veturë transportuese) e përmendur nga Prokuroria Themelore.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij i mitur. Pastaj i pandehuri ka shkuar me (veturë) PickUp te parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S. dhe G. J. të cilët ndodhen në arrati, dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Xh. S. ndërsa i pandehuri së bashku me G. J. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E. R. ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Lexo edhe:  Burri i Albulena Haxhiut emërohet anëtar në KQZ

Z. Rexhepi raportohet të jetë edhe dëgjues i muzikës që nxit mosbindjen ndaj autoriteteve të rendit dhe kriminalitetin.

Në një nga tekstet e njërës prej këngëve që i dyshuari ka postuar në profilin e tij në TikTok, shkruhet si vijon:

“Ti folë për polici po ata shpinë as që ta dinë, s’e keni asnjë vepër (penale), qata për juve s’nijmë. S’e ki provu qelinë, s’e ke provu arratinë.”

@ekremrexhepi269

♬ Toka Ime – Gold AG

Kujtojmë se Rexhepi tashmë është në paraburgim me vendim të Gjykatës, ndërsa tre persona të tjerë janë në arrati të kërkuar nga Policia e Kosovës. Rexhepi ka qenë i dyshuar edhe për vepra të tjera penale, por ishte lënë i lirë nga autoritetet.

Personat e apostrofuar janë të pafajshëm deri në një vendim ose aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata.