Vdes 22-vjeçari që u ther me thikë në Podujevë pas mosmarrëveshjes në trafik

02 Press raportoi pak më parë se si pasojë e një mosmarrëveshje në komunikacion, mbrëmë në Podujevë, një 22-vjeçar u ther me thikë dhe dërgua n/ gjendje të rëndë në QKUK. Pas trajtimit aty, përkundër intervenimit të mjekëve, i riu ka vdekur.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur i dyshuari dhe viktima ishin me veturat e tyre duke lëvizur, kur papritmas i dyshuari e tejkaloi dhe ia zuri rrugën, e më pas nxori thikën. Aty, viktima u godit me thikë në gjoks nga i njëjti dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes.

Viktima, i cili ndodhej me miq, u dërgua me urgjencë në spital, ku pas ndihmës së parë në Podujevë është transportuar për në QKUK.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur personin e dyshuar në lidhje me këtë rast. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike në këto vende