Lipjan: 5-vjeçari bie nga dritarja e shtëpisë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Medvec të Lipjanit, ku një fëmijë 5-vjeçar ka rënë mbrëmë nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë së tij dhe është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Emergjencën e QKUK-së.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Emergjencës, fëmija është rrëzuar nga pakujdesia por ende nuk dihen më shumë detaje, pasi edhe familja është në gjendje të rëndë emocionale si pasojë e rastit.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se fëmija është me vetëdije dhe i është nënshtruar operimit.

Ndërkohë në QKUK ka arritur edhe Policia deh së shpejti pritet t’i marrë në deklaratë prindërit e fëmijës, për të sqaruar më shumë rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Lexo edhe:  Dyshohet për vjedhje të rëndë në Obiliq, 32-vjeçari arrestohet pas gati dy vitesh në arrati