Vdekje e dyshimtë në Shtërpcë, burri gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Shtërpcë, ku një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.