Kardiologu Daut Gorani shpallet mjeku i vitit 2022 në Klinikë e Kardiologjisë në QKUK

Mjeku i njohur kosovar Dr.Daut Gorani që është kardiolog invaziv ka marrë mirënjohje për punën e tij të palodhshme dhe profesionale.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitate të Kosovës, Lulzim Kamberi e ka shpallur Goranin si mjekun e vitit 2022 kështu duke e vlerësuar përkushtimin e tij ndaj pacientëve.

Ndryshe, Gorani ka marrë pjesë në qindra procedura invazive në QKUK.

Dr. Daut Gorani është diplomuar pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Sarajevës me notë mesatare 8.2, dhe më pas ka vazhduar specializimin e Mjekësisë interne në Beograd dhe e ka përfunduar në Prishtinë në vitin 2000. Pas specializimit ka mbaruar subspecializimin nga Kardiologjia në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë në vitin 2011.

Dr. Daut Gorani ka mbrojtur Doktoraturën në fushën e Kardiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë – Universitetin e Sarajevës në vitin 2014. Me një eksperiencë të gjatë dhe shumë vjeçare në institucione shëndetësore, disa vite në Spitalin Rajonal në Pejë dhe 18 vite në QKUK Kliniken e Kardiologjisë në Prishtinë. Mbi 15 vite merret me Kardiologji invazive ku ka kryer rreth 5000 procedura diagnostike dhe rreth 2000 procedura intervente.

Ka ndjekur shumë trajnime në vende të ndryshme të botës, si Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, Holandë, Turqi, Çeki, SHBA, Hungari, Kroaci etj. Pjesëmarrës në shumë konferenca dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare dhe autor i shumë punimeve shkencore, Dr. Dauti është koautor dhe autor i disa teksteve nga Kardiologjia.

Lexo edhe:  Ra në një gropë të rrugës në Skenderaj dhe dëmtoi veturën, qytetari padit Qeverinë