Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë: Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot  pasdite në një familje në Mitrovicën Veriore, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij.

Viktima u gjet i vdekur i shtrirë në dhomën e saj, pasi dikush nga familjarët e njoftoi Policinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se pas denoncimit të rastit, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit për shenja vitale, është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sipas mëson Sinjali, viktima ka qenë i moshës rreth 67-vjeçare, teksa akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Pasi u konstatua vdekja e tij, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Lidhur me rastin, Policia ka marrë disa deklarata të dëshmitarëve dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  2 punëtorë teknik suspendohen nga puna, nuk pranuan të ndezin kaldajën e shkollës me arsyetimin se nuk e kanë obligim me kontratë