LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në një hotel Vali Corleone

Princvalentino Corleone është arrestuar gjatë ditës së shtune në një hotel në Gjilan.

Vali Corleone është arrestuar pasi që në dhomën e tij është gjetur një sasi e vogël e narkotikëve dhe disa fishekë.

“Dhoma ku po qëndronte ai është bastisur dhe aty janë zbuluar një sasi e vogël e narkotikëve prej 0.3 gram dhe 11 fishekë. Vali Corelone dhe të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt” – kanë thënë për Kallxo.com burime brenda Policisë.

I njëjti rasti del të jetë raportuar edhe në raportin e Policisë së Kosovës, të cilët kanë treguar se i dyshuarit (Vali Corleone) është liruar me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në dhomën e tij të hotelit janë gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit Kokainë dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin e PK-së.

Kallxo.com i është drejtuar Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, por që të njëjtit kanë kërkuar që t’i drejtohen nivelit qendror të Policisë së Kosovës.

Edhe nga Drejtoria e Përgjithshme nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje duke thënë se “Rajoni i Gjilanit është kompetent për këtë”.

Lexo edhe:  Kosovari në Zvicër akuzohet për vrasjen e nuses 24-vjeçare të djalit të tij