Vdekje e dyshimtë në Kamenicë, një burrë gjendet pa shenja jete në një mal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Moqare e Poshtne në Kamenicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete. Rrethanat e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë Policia kanë nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 54-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në mal.

Posa rasti është denoncuar, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërkohë edhe njësitet policore kanë intervenuar, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Lexo edhe:  Eprori rus rrah 10 ushtarët që evakuuan dy të plagosur: Pse u kthyet?