Vdekje e dyshimtë në Gjilan, gjendet pa shenja jete një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bilinicë të Gjilanit, ku në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një person.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja, një burrë rreth 53-vjeçar, ka ndërruar jetë nën rrethana të dyshimta.

Viktima është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit, dhe aty është konstatuar vdekja e tij nga mjekët.

Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë, derisa njësitë policore e kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes

Lexo edhe:  Nuk ia pranoi 2 euron false, shoferi godet me veturë punëtorin e pompës së benzinës