Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Një rast tragjik ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali nga Emergjenca bëjnë të ditur se vdekjen e të riut e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, 22-vjeçari dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Lexo edhe:  Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj