Vazhdon zënka e famshme mes dy komandantëve, Haradinaj për Remin: Nuk mundet ai me folë per Dukagjin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kohë më parë, e quajti ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafën “turist” në luftë. Një kundërpërgjigje ndaj kësaj deklarate e ka dhënë vetë Remi. Ai tha se Haradinajt duhet “t’i vije keq”.

Haradinaj ndërkohë sot në intervistë për Insajderin, nuk u distancua fare nga deklarata. Për këtë dha edhe një shpjegim.

“Kontesti i deklaratës time është kur ata i kanë shpjegu zhvillimet e luftës në Dukagjini. Për Dukagjin foli unë. Nuk besoj që prej Podujevës, Remi ka me tregu sa ka qenë numri i ushtarëve… nuk mundet ai ose dikush tjetër, me i tregu as vetës as Kosovës, as dikujt tjetër për luftën në Dukagjin”.

“Unë nuk di kur ka nis lufta në Llap, e di që ja ka nis më vonë lufta por ajo nuk është marre me thënë, me thënë që ka nis më vonë..”, është shprehur Haradinaj për Insajderi.

Përveç komandant Remit, Haradinaj turist e kishte quajtur edhe presidentin Hashim Thaçi.

Lexo edhe:  Xhamia në Prishtinë që u siguron fjetjen familjarëve të pacientëve të shtrirë në QKUK