Ushtroi dhunë dhe e kërcënoi gruan, burri nga Skenderaj përfundon në paraburgim për një muaj

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Skenderaj, ku u arrestua një person nën dyshimet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari Z.G., i cili u arrestua dhe u ndalua për 48 orë, tashmë është dërguar në paraburgim, pasi Prokurorisë ushtroi kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Gjykata ka vendosur që ta aprovojë kërkesën dhe t’ia caktojë një muaj paraburgim burrit të dyshuar për këtë rast.

Sipas informacioneve të para, ai po dyshohet se pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas, e të cilën edhe e ka kërcënuar, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari ishte prangosur dhe ndaj tij kanë nisur hetimet, ndërsa gruaja me fëmijët është dërguar në strehimore.

Lexo edhe:  Dy të lënduar në një aksident trafiku në në fshatin Brod të Shtërpcës