Bajqinovci: Serbia vazhdimisht e ka qëllim pushtimin e Kosovës, por FSK-ja është e gatshme për çdo situatë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Serbia vazhdimisht e ka qëllimin ta pushtojë Kosovën, por shton se nuk mund ta bëjë këtë.

“Policia e Kosovës është e fortë, po ashtu edhe FSK-ja po forcohet çdo ditë”, ka thënë Bajqinovci në DPT te Fidani të T7, duke e përmendur edhe praninë e KFOR’it në vend.

Ai ka shtuar se Serbia kurrë nuk ka qenë më e dobët në Veriun e Kosovës sesa tani.

“Nuk kanë mbështetje në Kosovë”, ka thënë Bajqinovci duke shtuar se nuk beson se do të ketë konflikt të ri.

Por mendon se në rast se ka një të tillë atëherë FSK-ja është e ngjashme.

Ai nuk ka treguar se sa armatim ka FSK-ja, teksa tha se ministri i Mbrotjjes, Armend Mehaj është duke kryer punë të mirë

Lexo edhe:  Ky është drenicasi, Katriot Ramadani, që vdiq mbrëmë pas plagëve të marra në Bon Vivant