Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe 311 rekrutë, grupi më i madh ndonjëherë
Ushtrisë së Kosovës nga sot i janë shtuar edhe 311 rekturë të rinj që përbëjnë edhe grupin më të madh ndonjëherë.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se ky grup është i veçantë teksa u bëri thirrje të gjithë të rinjve që t’i bashkohen FSK-së në konkursin e radhës që do ta hapet më 28 nëntor.
“Grupi juaj sot është shumë i vecant6ë3 pasi është grupi më i madh i certifikuar në ushtrinë tonë në total arrin në 1230 ushtarë brenda 19 muajve, sot kur po e mbyllim këtë proces ju ftoj që në konkursin e radhës në pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj që do ta hapim më 28 nëntor” tha Mehaj.
Mehaj, mes tjerash, tha se Kosova, rajoni e bota më shumë se kurrë ka nevojë për paqe.