Këta janë tre të dyshuarit për përleshjen te lokali ‘Fox Bar’ në Pejë, përfundojnë në ndalim policor

Tre të rinj janë përfshirë në një rrahje të shtunën në mbrëmje, te lokali “Fox Bar” në rrugën “Madeleine Albright” Pejë, ku për motive akoma të panjohura, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona. Rasti u zbulua pasi dikush e raportoi incidentin në Polici dhe si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë prangosur.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Pëllumb Bojku, Rinor Boshnjaku dhe Arlind Gashi, të cilët kanë përfunduar në ndalim policor si të dyshuar për këtë rast.

Të rinjtë që i zuri sherri me Policinë janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, pasi u identifikuan nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku dëshmohej përfshirja e tyre në incident.

Ndërsa dy viktimat, që pësuan lëndime trupore janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe më pas kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë.

Pejë 09.09.2023 – 22:50. Tre meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se kishin kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar duke ju shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Veton Elshani: Njërin terr*rist në Banjskë e zumë duke fjetur