KFOR-i dërgon makineri të rëndë në Zveçan, bllokon rrugët që çojnë në komunë

Pjesëtarët e KFOR-it, të cilët ndodhen rreth ndërtesës së komunës në Zveçan, kanë sjellë më shumë vetura me makineri të rënda dhe sasi të mëdha të telave gjemborë, ndërsa rrugët që të çojnë në këtë ndërtesë janë të bllokuara.

Përkundër informacioneve jozyrtare se pjesëtarët e Policisë së Kosovës mund të tërhiqen nga ndërtesa e komunës sot rreth orës 15:00, situata në terren aktualisht nuk po shkon në atë drejtim.

Pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës janë ende në ndërtesën e komunës, ndërsa para vetë objektit ndodhen disa autoblinda.

Punëtorët e komunës së Zveçanit të cilët janë mbledhur mëngjesin e sotëm para objektit të atij institucioni shpresojnë se do të mund të kthehen në vendet e tyre të punës.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Incident zjarri në hyrje të një banese në “Ulpianë”