Ushtria serbe shihet me kamion në bjeshkët e Istogut, parakalojnë para gazetarit kosovar

Moderatori dhe pronari i RTV Fontana në Istog, Zeqir Mehmetaj, ka publikuar disa pamje ku shihen forcat serbe në Bjeshkët e Corovodës në Istog.

Në pamje shihen disa ushtarët serb më një kamion, gjersa parakalojnë para gazetarit kosovar.

Mehmetaj, bëri të ditur se ushtarët i kishin kërkuar që të mos bënte foto, por këtë gjë nuk e respektoi ai.

“Ballë për ballë me forcat kufitare Serbe sot në Bjeshkën e Corovodës”, ka shkruar Mehmetaj krahas pamjeve.

Lexo edhe:  Trafiku i armëve nga Shkodra drejt Tiranës, arrestohet edhe një police si pjesë e grupit kriminal