Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot do të kemi dhe dendësim të vranësirave të cilat do të sjellin edhe reshje lokale shiu sidomos orëve të mëngjesit, paradites dhe pastaj orëve të vonshme të mbërmjes.

Do të vazhdojnë erërat nganjëherë të fuqishme nga juglindja sidomos në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në disa zona mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu si dhe me rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Gjatë ditës do të ketë edhe intervale të gjata kohore pa reshje atmosferike e në disa vise edhe intervale kohore me diell. Reshjet intensifikohen orëve të mbrëmjes.

Të Premten na pret mot me vranësira e reshje më të shpeshta shiu ku lokalisht do të ketë rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë. Erërat juglindore gjithnjë do të jenë ende me ne, nganjëherë të fuqishme.

Nga e shtuna erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë kryesisht nga jugperëndimi. Parashihen alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell e lokalisht edhe ndonjë reshje lokale shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Deri 9 orë pa rrymë, këto janë vendet ku do të ndalet rryma nesër