Ushtari i FSK-së flet për mediumin turk: Me dëshirën e Zotit, do ta kryejmë me sukses këtë akcion

Egzon Syla, ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës që po ndihmon në kërkim shpëtimin e personave të mbetur nën rrënoja pas tërmetit në Turqi, ka folur për një prej mediave më të njohura atje, “TRT World”.

Syla para këtij medium, ka thënë se kanë arritur pak me vonesë në vendin e ngjarjes, për shkak të trafikut ajror.

“Unë jam Egzon Syla. Kemi ardhë nga Kosova. Kur kemi marrë lajmin në të hënën, kemi ardhur menjëherë me aprovimin e presidentes. Kemi arritur pak vonë për shkak të trafikut ajror.” – thotë ai.

Syla, ka treguar se nga kush përbëhet ekipi i FSK-së, derisa ka thënë se po bashkëpunojnë edhe me një ekip turk.

“Kemi dy unite po ashtu kemi kërkimin K-9 dhe qenët e shpëtimit. Po ashtu kem doktorë në ekip. Aktualisht jemi duke punuar me një ekip turk. Dje kemi shpëtuar mjaft shumë njerëz, po vazhdojmë edhe sot. Jemi shumë të mërzitur për këtë tragjedi, shpresoj që t’ia dalim me sukses. Trupat tonë kanë bërë kërkime në Shqipëri në raste të ngjajshme. Kanë mjaft eksperiencë, kjo eksperiencë na ka ndihmuar ehde këtu.” – ka thënë ai.

Lexo edhe:  Burri nga Mitrovica raporton se i ka humbur gruaja: Shkoi për t’i rregulluar thonjtë dhe nuk u kthye më