Ushtari amerikan e heq flamurin nga krahu dhe ia dhuron djaloshit mitrovicas

Gjon Muja, djaloshi nga Mitrovica, ka pranuar një dhuratë të veçantë sot.

Ushtarët amerikan i dhuruan atij flamurin, të cilin e hoqën nga krahu i tyre, shkruan Jepi zë.

Babai i tij, Gazmendi, ka publikuar fotot e djalit të tij me ushtarët amerikan, duke thënë se ata nuk ia dhurojnë flamurin atyre që nuk iu besojnë.

Postimi i plotë:

Sot, ushtarët amerikan i dhuruan Gjonit Flamurin të cilin e hoqen nga krahu i tyre!-ky akt i tyre me beri te ndihem shumë mire!
Ushtaret amerikan nuk ua dhurojne flamurin atyre që nuk kanë besim në të.
Zoti i bekoft amerikanët që sherbejnë në Kosovë-Zoti e bekoft Amerikën.

Lexo edhe:  Vëllai rrahu motrën e tij në Malishevë, arrestohet nga Policia